Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve, MI i këshillon qytetarët për kujdes të shtuar në komunikacion

16 janar 2017


Pas reshjeve të borës gjatë uikendit, ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës  dhe kompanitë e kontraktuara nga MI për mirëmbajtjen e rrugëve, kanë intervenuar në disa rrugë nacionale dhe rajonale për të pastruar borën dhe akullin, për të mundësuar lëvizje më të mirë dhe më të sigurt.


Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës me ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI vazhdimisht po monitorojnë dhe mirëmbajnë rrugët në tërë vendin dhe në koordinim me Policinë e Kosovës angazhohen për një zhvillim të sigurt të komunikacionit. 

 

Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët të jenë të kujdeshëm gjatë qarkullimit, të jenë të kompletuar me pajisje dimërore, të respektojnë ligjin, si dhe të kenë kujdes me rastin e parkimit, në mënyrë që të mos pengojnë ekipet gjatë mirëmbajtjes së rrugëve dhe zhvillimin normal të komunikacionit. 

 

Foto Galeria

Video Galeria