Limaj viziton punimet të cilat po vazhdojnë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, segmenti Prishtinë-Shkabaj

“Ne vizituam një projekt tepër të rëndësishëm, rreth-rrotullimin e madh të kryeqendrës së Kosovës, që unë e kam quajtur simbol i Kosovës së re simbol i ndërtimit dhe zhvillimit të vendit tonë. Pas realizimit të këtij projekti që për herë të parë ndërtohet në vendin tonë, ne do të ndihemi mirë dhe krenar” tha ministri Limaj pas vizitës së tij që i bëri punimeve të cilat janë duke vazhduar në ndërtimit të rreth-rrotullimit në hyrje të qytetit të Prishtinës.

 

Ndërtimin e këtij rreth-rroullimi, ministri Limaj e quajti projekt gjigant, pasi që pas realizimit të këtij projekti, do të bëhet e mundur që përmes tij brenda 24 orëve, do të kenë mundësi të kalojnë 120 mijë automjete.

Sipas ministrit Limaj, dinamika e punimeve për rreth-rrotullimin, do të zgjasë një vit e gjysmë pune apo ky projekt do të jetë i përfunduar  në vitin 2011.

Gjatë ditës së sotme, ministri Limaj, gjithashtu i vizitoi edhe punimet në të cilat, është duke u punuar për zgjerimin dhe ndërtimin e rrugës M2, përkatësisht Prishtinë-Mitrovicë. Me këtë rast ministri Limaj theksoi:” Punimet të standardeve evropiane janë duke vazhduar edhe në ndërtimin dhe zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, apo rruga M2 si e quajmë ne e cila do të ndërlidhë këtë pjesë me qytetin, si dhe do të krijoj siguri për qytetarët”.

 

Kreu i MTPT-së, gjithashtu theksoi :”Përveç ndërtimit të rrugës, saj në këtë pjesë janë duke u ndërtuar edhe disa nënkalime për banorët të cilët kanë qenë të izoluar. Në në kuadër të këtyre punimeve janë duke vazhduar instalimet nëntokësore: interneti, lidhjet telefonike, ato të rrymës”.

Përfundimi i punimeve të segmentit Prishtinë-Shabaj, sipas minsitrit Limaj pritet që të përfundojë me një gusht të këtij viti.

Limaj vlerësoi se:” Punimet e kësaj rruge nuk do të ndalen këtu në këtë pjesëpor ne do të vazhdojmë zgjerimin e saj dhe hapjës së punimeve tjera gjatë këtij viti deri në Milloshevë për të vazhduar më vonë sipas qëllimit tonë në drejtim të Mitrovicës”.

Foto Galeria

Video Galeria