Limaj u prit nga homologu i tij Llompar
Â
Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, gjatë vizitës së tij të parë si delegacion i Qeverisë së Kosovës, në Mal të Zi, u prit miqësisht në qytetin bregdetar në Budvë, nga ministri i Transportit, Andria Llompar.
Â
Gjatë këtij takimi, në mes të  të ministrit Limaj dhe homologut të tij Llompar, u bisedua për shumë çështje të cilat janë me interes të veçantë, duke filluar nga thellimi i bashkëpunimit në mes të këtyre dy ministrive, të të dyja vendeve fqinje.
Â
Në këtë takim, ministrat Limaj dhe Llompar, thanë se shumë shpejt do të krijohen komisionet, të cilat kanë për qëllim  identifikimin e çështjeve me interes të përbashkët, në lëminë e infrastrukturës rrugore, transportit hekurudhor si dhe aviacionit civil.
Â
Limaj dhe Llompar, në këtë takim theksuan se është e domosdoshme, të që punohet në ndërtimin e infrastrukturës rrugore e cila do t?i lidhë edhe më shumë këto dy vende.
Â
Në fund të këtij takimi, u bë e ditur se ministri Llompar, shumë shpejt do të vizitojë Kosovën dhe gjatë kësaj vizite pritet që të nënshkruhen edhe memorandume bashkëpunimi, në mes të MTPT-së dhe Ministrisë së Transportit të Malit të Zi, në sektorin që u përkasin këtyre ministrive. Â
Â
Â