Lëshohen për qarkullim dy shiritat e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit

Prishtinë

29 mars 2016

 

Ju njoftojmë se rruga nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit, tashmë është e lirë për qarkullimin e automjeteve.

Për shkak të shembjeve të vazhdueshme të gurëve dhe dheut, tash e disa ditë kjo rrugë ishte e kalueshme vetëm në njërin shirit. Mirëpo, Ministria e Infrastrukturës, gjegjësisht Departmenti i Menaxhimit të Rrugëve, ka angazhuar vazhdimisht kompaninë për mirëmbajtjen e rrugëve që të vazhdojë punimet e duhura për lëshimin komplet për qarkullim të kësaj rruge nacionale.  

Lëshimi në qarkullim i rrug[s Kaçanik-Hani i Elezit, u bë i mundur që nga data 28 mars 2016, pasi që rruga është pastruar nga gurët dhe dheu.

 

Foto Galeria

Video Galeria