Kryeministri Thaçi dhe ministri Mujota, vizituan sot punimet ne Autostradë

Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, së bashku me ministrin e Infrastrukturës Femi Mujota dhe zëvendësministrin e Ambientit  dhe Planifikimit Hapsinor, Ferat Shala, vizituan sot punimet në Autostradë.

 

Këtë vizitë kryeministri Thaçi dhe Ministri Mujota, e bënë në segmentin 7 dhe 8, përkatësisht në urën në hyrje të Prishtinës si dhe në pjesën e komunës së Obiliqit. Për rrjedhën e punimeve, Thaçi dhe Mujota u njoftuan nga përfaqësuesit e konzorciumit “ Bechtel & Enka”.

Me këtë rast kryeministri Thaçi, në prononcimin e tij për media tha:”Punimet në autostradën Vërmicë-Prishtinë-Merdar, po zhvillohen me intensitet të lartë dhe se çdo gjë po shkon sipas planifikimeve të bëra” . sipas kryeministri Thaçi, një projekt i tillë siç është Autostrada, ia munguar Kosovës dhe rajonit dhe si i tillë, është projekt që ka ndikuar në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Kryeministri Thaçi poashtu bëri të ditur se në vjeshtën e këtij viti do të nis, autostrada Prishtinë-Shkup. “Ky është projekti i Kosovës së re, Kosovës evropiane, Kosovës moderne, projekti historik për të ardhmen evropiane,moderne dhe zhvillimore të vendit tonë. Ky është projekti i cili po bie edhe vende të punës dhe projekti i cili po rrit edhe mirëqenien e qytetarëve. Jemi në periudhën intensive të punës për përmbylljen e këtij projekti të rrugës së kombit, për të hapur mundësi menjëherë në vjeshtën e këtij viti, projektit të ri që do të lidh Prishtinën me Shkupin”, tha ai.

Ndërsa, ministri  i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, vlerësoi se në këtë projekt kanë përfunduar rreth 70  per qind e punimeve, si dhe shtoi se ndërtimi i kësaj autostrade, është duke kontribuar edhe në rregullimin e ambientit. 

“Sot kemi pa një aktivitet tjetër të rëndësishëm në bashkëpunim në mes të Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Kompanisë Energjetike dhe Kompanisë Bektel – Enka” theksoi ministri Mujota.

Pas ndërtimit të Autostradës, është bërë e mundshme që të kemi edhe mbrojtje të ambientit përkatësisht rregullim të ambientit. Në pjesën ku janë hedhur depozitat e hirit deri më tani janë vendosur rreth 450 mijë metra kub material dhe 32 hektarë toke do të kthehet në tokë të gjelbëruar”, theksoi ministri Mujota.

Ndërkaq, sa i përket dinamiksë së punimeve të cilat po zhvillohen në Autostradë, ministri Mujota tha se nëse punohet me dinamikën e deritashme, punimet do të përmbyllen në fund të këtij viti.

Foto Galeria

Video Galeria