Kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku vizituan punimet në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit

Prishtinë, 20 gusht 2015


Sot kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, 

vizituan punimet në realizimin e projektit të autostradës Prishtinë-Hani i Elezit në 

segmentin C1, kyçjen R6/R7 dhe lidhjen me rrugën nacionale N2 në drejtim të 

udhëkryqit për Gjilan, për të vazhduar pastaj zhvillimin e punimeve në drejtim të kyçjes në Konjuh.


Ministra e Infrastrukturës është duke vazhduar me implementimin 

e projektit të Ndërtimit të Autostradës Prishtinë - Hani i Elezit, i cili 

ka filluar në Korrik të vitit 2014.Në pjesën e segmentit nga kyçja R6/R7 dhe lidhja me 

rrugën nacionale N2 (udhëkryqi i Gjilanit) shumica e punëve janë kryer dhe pritet të 

finalizohet pjesa e fundit nga rrethrrotullimi afër Rezonancës deri te lidhja me rrugën 

nacionale N2, meqë ndërkohë janë eliminuar pengesat që kanë ekzistuar për shkak të 

problemeve pronësore-juridike. 

Foto Galeria

Video Galeria