Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha inspektuan punimet në urën e tretë të Ibrit që po ndërtohet

 Bëhet fjalë pra për projektin e urës, e cila e lidh Zhabarin me Gushacin. Urë e cila e rritë sigurinë, meqenëse iu mundëson organeve të rendit qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në të dyja anët e lumit Ibër. Por, njëkohësisht është edhe investim i rëndësishëm infrastrukturor, sepse përmirëson ndërlidhjen ndërmjet qytetarëve e bizneseve dhe krijon kushte më të mira për zhvillim ekonomik të kësaj zone.

Ura është projektuar me gjatësi 65 metra dhe gjerësi prej 22.5 metra. Gjerësia është kaq e madhe, 22.5 metram meqenëse do të jetë me katër korsi, secila prej tyre 3.5 metra dhe njëkohësisht në të dy anët do të ketë edhe trotuare.

Projekti përfshin edhe ndërtimin e dy rreth rrotullimeve, si dhe të një segmenti rrugor me gjatësi prej 500 metra, me katër korsi nga 3.5 metra secila dhe trotuare me gjerësi prej 2.2 metra.

Në kuadër të projektit është paraparë edhe rehabilitimi i shtratit të lumit Ibër në një gjatësi prej 525 metrave dhe gjerësi prej 47 metra. Qëllim është mbrojtja e mjedisit, rritja e sigurisë dhe mbrojtja e infrastrukturës përreth.

Rëndësi e posaçme i është kushtuar ndriçimit adekuat dhe modern. Janë paraparë shtylla ndriçuese përgjatë urës, trotuareve dhe hapësirave përreth lumit.

Sa i përket ecurisë së punimeve, po zhvillohen sipas planit dinamik dhe, nëse vazhdon ky ritëm që po e shohim, atëherë do të mund ta inaugurojmë përmbylljen e punimeve sivjet. Pra kah fundi i vitit 2026.

Kjo urë ka rëndësi të jashtëzakonshme për sigurinë dhe, njëkohësisht, do t’i ofrojë qytetarët, duke krijuar qasje më të mirë për lëvizje dhe zhvillim.

“Jemi të përkushtuar që investimet tona të krijojnë sa më shumë lidhje, mundësi dhe zhvillim për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”vlerësoi ministri Basha.

 

Kliko VIDEO 

Foto Galeria

Video Galeria