Konferencë për media

Prishtinë

28 dhjetor 2021

 

Ju njoftojmë se nesër, më 29 dhjetor 2021 ( e merkurë), zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit,Hapësinor, dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi do të mbajë konferencë për media.

 

Kjo konferencë ka për qëllim funksionalizimin e E-testimit -pjesa teorike në gjithë gjitha qendrat e patentë-shoferëve, në territorin e Republikës sëe Kosovës.

 

Projekti ka filluar së implementuari  në njësinë në Prishtinë, tani jemi në fazën finale që ta jetësojmë në gjitha njësitë për patentë- shofer në Republikën e Kosovës (Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Pejë dhe Mitrovicë) dhe jemi në rrugë të mbarë për të funksionalizuar në tërësi projektin  e “E-Testimit”.

 

Realizimi i këtij projekti është reformë shumë e rëndësishme për vendin, ku përmes këtij aplikacioni do të rritet cilësia e testimit të kandidatëve për patentë-shofer në pjesën teorike, efikasiteti në testim, transparenca gjatë testimit, digjitalizimi i sistemit etj.

 

Konferenca do të organizohet duke filluar nga ora 10.30, në objektin e Stacionit të autobusëve në Prishtinë-qendra e patentë-shoferëve në Prishtinë.

 

Ftojmë të gjitha mediat që ta përcjellin konferencën në fjalë. 

Foto Galeria

Video Galeria