Komunikatë për media

 Prishtinë,

4 prill 2017

 

Me datën 29.03.2017 u nënshkrua kontrata për projektin “e–testimi”, në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë përfituese “PBC” shpk.

 Në këtë kontratë parashihet kalimi i mbajtjës së provimit teorik për patent shofer nga forma manuale e deri tanishme, në atë elektronike. Sipas kushteve të kontratës kompania përfituese e tenderit në afat prej tre muajsh nga dita e nënshkrimit të kontratës është e obliguar që të paraqesë aplikacionin e kompletuar  dhe më pas të filloi me fazën e pilot-projektit, e cila  fazë do të realizohet për tre muaj dhe nëse pilot projekti rezulton të jetë i suksesshëm do të bëhet shtrirja e aplikacionit në të gjitha Qendrat e Testimit.

Mirëmbajtja dhe garancioni është paraparë për një periudhë tri vjeçare. Çmimi i kontratës kap vlerën e 239,898.98 €. Ky aplikacion do t’iu mundësojë kandidatëve të cilët i nënshtrohen provimit për patent shoferi në testimin teorik që në mënyrë elektronike (nëpërmes kompjuterit) të plotësojnë testin dhe të marrin rezultatin. Aplikacioni do të përbehet nga një bankë e pyetjeve te cilat përzgjedhën nga vetë aplikacioni. Përmes këtij aplikacioni do të rritet cilësia e testimit, transparenca dhe efikasiteti, si në numrin e testimeve po ashtu edhe në dhënien e rezultatit. ​

Foto Galeria

Video Galeria