Komunikatë për media
Sot u mbajt takimi i Komitetit Drejtues Ndërministror për ndërtimin e Autostradës “Prishtinë-Hani i Elezit”, përkatësisht rrugës 6.
Komiteti ndërministror pas shqyrtimit dhe diskutimit të hollësishëm të Raportit në përfundim të takimit me unanimitet e miratoi raportin e Komisionit vlerësues.
Vendimi i sotëm vjen pas një procesi të gjatë të vlerësimit nga ekspertët e ministrive të linjës lidhur me operatorët ekonomik pjesëmarrës në procedurën tenderuese, të cilët ofertat e tyre i dorëzuan me datë 11 tetor 2013.
Raporti i aprovuar është produkt i punës së bërë nga Komisioni në përbërje të ekspertëve nga Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Tregtisë dhe Energjisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Financave të mbështetur nga Këshilltari i Transaksionit.
Sipas vlerësimit tekniko financiar të ofertave të konsorciunmeve pjesëmarrëse në garë Konsorciumi “Bechtel&Enka” është renditur në vendin e parë me ofertën financiare prej 599.944.263,54 euro, ndërsa Konsiorciumi i “Cooperativa Muratori and Cementisti, C.M.C. di Ravenna & Dogus (CD)”, është renditur i dyti me ofertën financiare prej 756.060.580,11 euro.
Në bazë të Ligjit të Prokurimit Nr. 04/L-042, Departamenti i Prokurimit do ti ndërmarr hapat e nevojshëm lidhur me procedimin e mëtejmë deri në nënshkrimin e kontratës për realizimin e projektit.
Kohëzgjatja e ndërtimit të rrugës 6 është planifikuar të zgjasë 42 muaj nga nënshkrimi i kontratës.