Komunikatë për gjendjen e rrugëve

Prishtine

24 dhjetor 2024


Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastruktures - Departamenti per Menaxhimin e Rrugeve, njofton qytetaret dhe opinionin publik se gjendja e rrugeve nen mirembajtje te rregullt eshte ne nivel te kenaqshem dhe te gjitha rruget jane te kalueshme, duke garantuar siguri dhe qasje te lehte per te gjithe perdoruesit e rrugeve.


Ekipet tona te mirembajtjes dhe Operatoret Ekonomik te kontraktuar jane angazhuar maksimalisht per te siguruar standardet me te larta te cilesise, duke kryer nderhyrje te rregullta per mirembajtjen e siperfaqes rrugore, shenjave te trafikut dhe infrastruktures ndihmese.


Permes inspektimeve te vazhdueshme dhe intervenimeve te menjehershme, kemi arritur te shmangim çdo problem te madh qe mund te ndikoje ne levizjen e lire dhe te sigurt te qytetareve.


Ju bejme thirrje te gjithe pjesemarresve ne komunikacion, perfshire shoferet, kembesoret dhe qytetaret ne pergjithesi, qe te tregojne kujdes dhe pergjegjesi gjate levizjes ne rruge.


Shoferet ftohen te respektojne kufizimet e shpejtesise, te mbajne distancen e sigurise, te jene te vemendshem, te perdorin goma dimerore dhe zinxhire ne zonat e nevojshme.


Ne kete kuader, falenderojme qytetaret per bashkepunimin e tyre dhe per mirekuptimin gjate kryerjes se punimeve te mirembajtjes.


Ne mbetemi te perkushtuar per te ofruar nje infrastrukture rrugore te sigurt dhe te mirembajtur per te gjithe perdoruesit.


Te kujdesemi per sigurine tone dhe te te tjereve ne rruge!

Foto Galeria

Video Galeria