Komiteti Drejtues Ndërministror për rrugën R6 shpalli dosjen e tenderit për kompanitë e parakualifikuara për ndërtimin e autostradës Prishtine

Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e Komitetit Drejtues Ndërministror për rrugën R6 – autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, të cilën e kryesoi ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, në të cilën u diskutua lidhur me dosjen e tenderit, të përgatitur nga Këshilltari për shërbime të transaksionit.

Në këtë mbledhje Komiteti Drejtues Ndërministror mori vendimi për shpalljen e dosjes së tenderit për kompanitë e parakualifikuara kohë më parë. Kjo dosje do t’u përcillet menjëherë operatorëve ekonomikë të parakualifikuara, të cilët do të kenë një kohë ligjore të paraparë për dorëzimin e ofertave të tyre në Ministrinë e Infrastrukturës, për të kaluar më pas në fazat tjera të vlerësimit dhe të shpalljes së operatorit ekonomik fitues për ndërtimin e kësaj autostrade.

Afati I dorëzimit të ofertave do të jetë 45 ditë nga dita kur operatorëve ekonomikë do t’u përcillet  dokumentacioni, ndërsa afati për realizimin e projektit, i paraparë me planin dinamik, është 42 muaj.

Autostrada Prishtinë-Hani I Elezit do të këtë gjatësi prej 60 kilometrash dhe do të jetë e ndarë në tri segmente.

Pas përfundimit të takimit, për mediet e pranishme u prononcua ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, i cili tha se Ministria e Infrastrukturës në vazhdimësi do të insistojë në cilësinë e lartë të punëve dhe në transparencë permanente gjatë të gjitha fazave të realizimit të këtij projekti të madh dhe të rëndësishëm.

 

Zyra për Informim Publik e MI

Foto Galeria

Video Galeria