Hapësira e Lartë ajrore
Ministria e Infrastrukturësn është e angazhuar plotësisht për normalizim të
plotë të hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës. Siç jeni në dijeni, tash e
disa vite jemi duke punuar me partnerët tanë në NATO për hapjen e hapësirës
së lartë ajrore të Kosovës për mbikalime. Me delegim nga Këshilli i NATO-s,
HungaroControl-i i Hungarisë do të fillojë ofrimin e përkohshëm të shërbimeve në
hapësirën tonë të lartë ajrore nga 3 prilli i këtij viti. Paralelisht me këtë projekt
ne do të përgaditim edhe stafin e nevojshëm profesional të agjencisë sonë të
shërbimeve të navigacionit ajror në mënyrë që pas përfundimit të periudhës
kalimtare, ajo t'i marrë të gjitha përgjegjësitë edhe në hapësirën e lartë, siç i
ka në hapësirën e ulët ajrore. Ndërkohësisht është duke u përgaditur edhe një
aranzhim ( kontratë) mes Hungaro-controllit dhe Agjencisë ton për navigim për
ofrimin e disa shërbimeve që do t’ paguhen Agjencisë.
Gjatë këtij muaji do të fillojmë bisedimet me NATO-n ëdhe për normalizimin e
plotë të hapësirës së ulët ajrore,dhe presim që hapësira e ulët ajrore do të lirohet
në korrik të këtij viti që do të na mundësojë hapjen e korridoreve të reja për
aterrime dhe ngritje nga Prishtina (p.sh. me Shqipërinë dhe Mali ne Zi). Tash për
tash, fluturimet zhvillohen vetëm permes korridoreve që e lidhin Republikën
e Kosovës me Maqedoninë. Këto korridore të reja do ta shkurtojnë kohën e
fluturimit për rreth 20 minuta, do ta ulin koston e operimit të kompanive dhe
rrjedhimisht, Aeroporti i Prishtinës do të bëhet më konkurrent në tregun rajonal.
Sipas logjikës së tregut, kjo do të duhej të reflektohej edhe në uljen e çmimeve të
biletave. Normalizimi i hapësirës së ulët ajrore pritet të sjellë aktivitete të shtuara
për agjencinë tonë dhe rritje të ndjeshme të fluturimeve në këtë hapësirë. Kështu
me lirimin e hapësirës së ulët ajrore do të ketë edhe fluturime mbikaliim (
transit) mbi hapësirën e Kosovës dhe llogarritet që në pikun gjatë ditës do të ketë
mbi 500 fluturime çka do të ketë edhe të hyra financiare.