GRABOVCI PËRUROI RRUGËN NË FSHATIN CEROVIK
Zëvendësministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Adem Grabovci i shoqëruar nga kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota, përuroi rrugën e re të asfaltuar të fshatit Cerovik.
Lidhur me rëndësisnë e kësaj rruge, zëvendësministri i MTPT-së Adem Grabovci tha se ky projekt është rezultat i kësaj komune dhe ministrisë sonë, në mënyrë që jeta e banorëve të kësaj ane të ndryshojë pozitivisht.
“Ky përurim, është në bazë të përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës, për ta ndryshuar jetën e qytetarëve të Kosovës, në nivel të vendit. Këto përpjekje do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, për të arritur që të sigurohen standarde sa më të mira për jetën e qytetarëve të vendit tonë”.
“
Kjo rrugë do t’i ngjallë shresat e banorëve të kësaj ane,që të jetojnë dhe ndërtojnë fshatrat e këtij rajoni, që këtu të mos ketë shpërngulje, por t’a ndërtojnë të ardhmen e tyre” pohoi zv.ministri Grabovci.
Ndërsa Sokol Bashota, kryetar i KK të Klinës, me rastin e realizimit të këtij projekti rrugor, theksoi: “Kjo rrugë ka qenë domosdoshmëri për këtë lokalitet, sepse gjendja e mëparshme ka qenë shumë e keqe. Rruga e sapoasfaltuar lidhë edhe dy shkolla, njërën në fshatin Qabiq dhe tjetrën në fshatin Cerovikë”.
Për realizimin e një projekti të tillë shumë të rëndësishëm për banorët e kësaj ane Bashota falenderoi Qeverinë e Kosovës, dhe MTPT-në, për kontributuin e dhënë.
Rruga në fjalë, ka një gjatësi rreth 3700 metra, dhe ka kushtuar rreth 385 mijë euro, të cilat janë bashkëfinancim i MTPT-së, komunës dhe komunitetit.