Grabovci : MTPT-ja po realizon edhe një projekt rrugor, asfaltimin e rrugës së re 4 kilometërshe, Dobrushë-Banjë
Istog, 16 tetor 2009
Zëvendësministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit Adem Grabovci ianuguroi sot fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës 4 kilometërshe e cila lidh fshatin Dobrosh me fshatin Banjë të komunës së Istogut.
“ Ne sot filluam punimet për realizimin e një rruge të cilën ekemi premtuar së bashku me ministrin Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministrin Hajredin Kuqi para një viti, për banorët e komunitetit shqiptarë dhe bosnjakë që jetojnë këtu. Kjo rrugë ka qenë puthuajse e pa kalueshme, kohë të gjatë për banorët e kësaj ane dhe ne e kemi parë të domosdoshme asfaltimin e saj në mënyrë që banorët e kësaj ane të qarkullojnë sa më lirshëm, pastaj të lidhen me qendrën e Istogut dhe qendrat tjera të vendit” tha pas fillimit të punimeve të kësaj rruge zv.ministri Grabovci.
Grabovci, gjithashtu theksoi se realizimi i këtij projekti rrugor ka qenë një nga kërkesat e këtij komuniteti, të cilin ne sot po e bëjmë realitet dhe ju premtoj se edhe në të ardhmen do të realizohen projekte që shkojnë në të mirë të banorëve të kësaj ane.
“ Në komunën e Istogut gjatë viteve 2008-2009, janë investuar mbi 5 milionë euro, kjo komunë për vite të tëra nuk ka përfituar invetime kaq të mëdha, kapitale dhe të arsyeshme në sektorin e infrastrukturës rrugore”.
Zv.ministri Grabovci poashtu tha se edhe qytetarët e vendit tonë po i shofin se angazhimet tona, përkushtimi ynë, është shumë i qartë se ne jemi në shërbim të qytetarëve, pa përjashtim, krahine, ideje apo përkatësisë nacionale.
Kostoja e kësaj rruge është rreth 500 mijë euro dhe kryesisht financohet nga MTPT-ja.