Gjendje e mirë e rrugëve në tërë vendin

17 janar 2017



Pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugëve nacionale dhe rajonale ka mundësuar një qarkullim të lehtësuar në të gjithë vendin. 


Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI, së bashku me Policinë e Kosovës po vazhdojnë të punojnë në koordinim të plotë, për zhvillimin e komunikacionit pa pengesa dhe të sigurt.


Po ashtu, ekipet e MI-së po bashkëpunojnë me ekipet lokale nëpër komunat e Kosovës për të vazhduar pastrimin e rrugëve në zona të thella malore. 


Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve, Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të qarkullojnë me kujdes të shtuar, të jenë të kompletuar me pajisjet e nevojshme dimërore, të respektojnë ligjin, duke respektuar rregullat e parkimit, për të mos shkaktuar parregullsi dhe bllokim të rrugëve, në mënyrë që gjatë mirëmbajtjes së tyre të mos shkaktohet ndonjë pengesë.

 

Foto Galeria

Video Galeria