Gjendja e rrugëve pas reshjeve të fundit të borës
Sipas informacioneve nga tereni nga menaxherët e mirëmbajtjes së rrugëve, të gjitha rrugët Nacionale dhe Regjionale, si dhe Autoudhët janë të qarkullueshme për automjete.
Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MMPHI-ja, gjatë tërë kohës po punojnë në pastrimin e borës si dhe po intervenojnë me shpërndarje të kripës për qarkullim sa më të sigurt të automjeteve.
Kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqitën ngrica herë pas herë.
Kërkojmë nga ana e vozitësve kujdes më të shtuar dhe respektim të rregullave të vozitjës gjatë kësaj kohe.
Prishtinë,
10.03.2022