Filluan punimet në rrugën nacionale N2, udhëkryqi për Gjilan QMI
Prishtinë, 11 prill 2017
Sot filluan punimet për rikonstruktimin e rrugës nacionale N2, udhëkryqi për Gjilan QMI, llot 1, në gjatësi prej 4 kilometrash dhe në vlerë prej 598,995.97 eurosh.
Në fillimin e punimeve në këtë segment rrugor ishte i pranishëm edhe ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë.
Sipas kontratës së nënshkruar, kompania e kontraktuar obligohet që punimet ti përfundojë në afat prej 120 ditësh pune.
Mirëpo, zyrtarët e kësaj kompanie janë zotuar se punimet do të përfundojnë para afatit të përcaktuar me kontratë.
Me realizimin e këtij projekti krijohet një parakusht i rëndësishëm për zhvillim më të hovshëm ekonomik të kësaj ane.