Fillon asfaltimi i urës më të gjatë në rajon

Prishtinë, 01 tetor 2018


Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, me bashkëpunëtor ndoqi nga afër fillimin e asfaltimit të urës më të gjatë në rajon, pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”.


Nga punëkryesit, Ministri Lekaj u njoftua me ecurinë dhe cilësinë e punëve që po bëhen në këtë autostradë. Menaxheri i projektit Riyadh Alkhazraji,  informoi të parin e MI-së se plani dinamik po zhvillohet siç është paraparë dhe shumë shpejt autostrada do të lëshohet plotësisht në shfrytëzim të qytetarëve.


Autostrada “Arbën Xhaferi” është projekt madhor i Ministrisë së Infrastrukturës që lidh Kosovën me Maqedoninë. 

Foto Galeria

Video Galeria