Fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës Lipjan-Magurë
Prishtinë, 22 mars 2017
Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët për fillimin e punimeve në rehabilitimin e rrugës Lipjan Magurë.
Me këtë projekt parashihet të bëhet zgjerimi dhe asfaltimi i këtij segmenti rrugor dhe vendosja e sinjalizimit horizontal e vertikal, i cili do të kushtojë 1,164,689.24 euro, me një gjatësi prej 9280 metrash.
Zyrtarët e MI-së dhe kompania e kontraktuar do të bëjnë përpjekje maksimale që gjatë zhvillimit të punimeve të mos paraqiten pengesa në zhvillimin normal të komunikacionit.
Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të kenë mirëkuptim.