Fillojnë punimet për rikonstruktimi i rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, merrë pjesë edhe kryeministri Kurti
Prishtinë,
15 qershor 2026
Ju njoftojmë se nesër më 16 qershor 2026 ( E martë), Kryeministri në detyrë I Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe ministri në detyrë I Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha do të marrin pjesë në fillimin e punimeve për rikonstruktimin e rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, rrugë kjo e cila e lidhë komunën e Drenasit dhe të Malishevës.
Vendfillimi I punimeve: Fshati Arllat, duke filluar nga ora 9.00.
Gjatësia e kësaj rruge është : 11.765 m.
Investimi: 1,847,061.21 euro.
Afati i realizimit: 150 ditë pune.
Qëllimi: përmirësimi i qarkullimit, sigurisë rrugore dhe lidhjes ndërmjet Arllatit dhe Malishevës përmes rikonstruktimit të plotë të segmentit ekzistues.
Ftojmë të gjitha mediat që të marrin pjesë në këtë aktivitet.










