Fillojnë punimet në zgjerimin e rrugës nacionale N25, segmenti Rrethrrotullimi Besi – Podujevë

Prishtinë, 27 mars 2017

 

 

Sot kanë filluar punimet në zgjerimin e rrugës nacionale N25, segmenti Rrethrrotullimi Besi  - Podujevë, llot 5, projekt ky i financuar nga Ministria e Infrastrukturës.

 

Punimet e këtij projekti janë duke u bërë sipas dinamikës së paraparë. Largimi i shtresës ekzistuese të asfaltit për segmentin e parë do të bëhet nga fillimi i trasesë në fshatin Gllamnik e deri tek hyrja e parë e qytetit të Podujevës, në një gjatësi prej 2500 metrash.

 

Realizimi  i këtij pozicioni ka filluar sot, ndërsa punimet planifikohet të përfundojnë deri në fillim të muajit gusht të këtij viti. Më pas pritet fillimi i shtrirjes së shtresave të reja të asfaltit sipas projektit për këtë segment.

 

Për të mundësuar zhvillimin normal të komunikacionit në këtë pjesë të rrugës, kompania e kontraktuar nga MI, në bashkëpunim me menaxherin e projektit dhe ekipet mbështetëse të MI-së, kanë filluar ndërtimin e segmenteve anësore, që do të shfrytëzohen si anashkalime për qarkullim të pandërprerë të trafikut.

 

Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të kenë mirëkuptim.  


 

Foto Galeria

Video Galeria