Filloi rindërtimi i rrugës së Uglarit!

 Prej kohësh, mijëra banorë përballen çdo ditë me gjendjen e dëmtuar të rrugës që mban emrin e dëshmorit Agron Rrahmani.


Me mbështetjen e Kryeministrit dhe pas diskutimeve me kryetarin e Fushë Kosovës Valon Prebreza dhe nënkryetarin e Graçanicës Leutrim Ajeti, Ministria jonë mori përsipër hartimin e projektit dhe siguroi mbështetjen financiare për realizimin e tij.


Në një kohë rekord, sot bashkë me Kryeministrin, kryetarin Prebreza dhe nënkryetarin Ajeti, nisëm punimet për rindërtimin e këtij segmenti prej 2.8 kilometrash.


Investimi kap vlerën e 1,3 milionë eurove, prej të cilave 1,1 milion euro financohen nga Qeveria dhe 200 mijë euro nga Komuna e Fushë Kosovës.


E falënderoj Kryeministrin për mbështetjen dhe të dyja komunat për bashkëpunimin.



Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria