Filloi puna në rrugën Babush - Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë, Ferizaj

Prishtinë, 3 maj 2019 

 

Të premten zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, mori pjesë në fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugës Babush - Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë, Ferizaj.

 

Zëvendësministri Rexhep Kadriu deklaroi se falë përkushtimit të ministrit Pal Lekaj dhe kreut të qeverisë Ramush Haradinaj, sot po fillojnë punimet për asfaltimin e kësaj rruge në mënyrë që banorëve të kësaj ane t’u mundësohet qasje më e lehtë në destinacionet e tyre. Ai shtoi se asfaltimi i kësaj rruge u jep fund pritjeve të banorëve të këtij lokaliteti, që janë shkaktuar si rezultat i procedurave të OSHP-së.

 

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, duke e falënderuar ministrinë dhe angazhimin e deputetëve për realizimin e kësaj rruge me rëndësi për banorët, i falënderoi qytetarët që gravitojnë këtë rrugë për durimin dhe mirëkuptimin e treguar.

 

Rruga Babush - Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë, Ferizaj, është e gjatë 9.7 kilometra, ndërsa vlera e investimit është mbi 1.8 milion euro.

Foto Galeria

Video Galeria