Fehmi Mujota ia dotëzoi Lutfi Zharkut detyrën e ministrit të infrastrukturës

12.12.2014

 

Sot në Ministrinë e Infrastrukturës ministri i deritashëm, Fehmi Mujota, ia dorëzoi detyrën ministrit të ri, Lutfi Zharku.

Me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës, Fehmi Mujota ia uroi ministrit Zharku detyrën dhe e informoi për punën e deritashme të Ministrisë së Infrastrukturës, në veçanti për projektet e rëndësishme të infrastrukturës rrugore që janë realizuar dhe për ato që janë në realizim e sipër.

Ish-ministri Mujota, duke i uruar ministrit Zharku suksese në punën e tij të ardhshme, u shpreh i gatshëm që të ofrojë ndihmën e tij sa herë që ajo të jetë e nevojshme.

Ministri Lutfi Zharku falënderoi ish-ministrin Mujota për punën që ka bërë gjatë mandatit të tij në krye të Ministrisë së Infrastrukturës.

 

Foto Galeria

Video Galeria