Edhe një projekt tjetër po realizohet në Malishevë
Përveç rrugës Arllat – Malishevë, Qeveria Kurti gjithashtu po investon edhe në rrugën Kijevë – Malishevë (R119). Punimet në këtë projekt po vazhdojnë me ritëm të mirë, ku tashmë ka filluar asfaltimi i një pjese të segmentit.
Projekti përfshin rehabilitimin e 8.6 kilometrave rrugë, me një investim prej 2.4 milionë eurosh nga Qeveria Kurti, ku përveq asfaltimit të ri, aty parashihet edhe rregullimi i trotuareve, trajtimi i ujërave atmosferikë, ndërtimi i pritoreve të autobusëve dhe vendosja e sinjalizimit modern rrugor.
Kliko VIDEO










