Dy projekte të reja infrastrukturore për Istogun, Abrashi e Rugova memorandum bashkëpunimi

Prishtinë, 2 shkurt 2021

 

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum për financimin e disa projekteve infrastrukturore në Komunën e Istogut, me kryetarin Haki Rugova.

 

Ministri Abrashi tha se në Komunën e Istogut, Ministria e Infrastrukturës do të investojë në dy projekte infrastrukturore,  në vlerë prej gjysmë milioni euro, që do të shërbejnë në kompletimin e infrastrukturës së kësaj komune.

 

Rregullimi i rrugës në qendër –Gurrakoc, vlera 207 mijë euro dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore tek Burimi i Istogut, në vlerë prej 290 mijë euro, janë dy projekte që do të realizohen në Istog.

 

Ministria e Infrastrukturës ka pothuajse në të gjitha komunat projekte të reja që janë parapa për vitin 2021.  

Foto Galeria

Video Galeria