Durmishi: Për herë të parë po e lansohet projekti i E-testimit në 7 qendrat e Kosovës

Sot, zv. Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi, mbajti konferencë për media në lidhje me lansimin e E-testimit për patentë-shofer, për pjesën teorike, projekt ky i cili po lansohet në shtatë qendrat e patentë-shoferëve.


Realizimi i projektit të E-testimit, është reformë shumë e rëndësishme për vendin, ku përmes këtij aplikacioni do të rritet cilësia e testimit të kandidatëve për patentë-shofer në pjesën teorike, efikasiteti në testim, transparenca gjatë testimit, si dhe dixhitalizimi i sistemit.


Para të pranishmëve në konferencë, zv. Ministri Durmishi shprehu:


“Sot jemi këtu për të prezantuar një të arritur shumë të madhe në fushën e patentë-shoferëve, një projekt i cili ka filluar që një kohë të gjatë, në fillim si një pilot projekt, mirëpo tani jemi në përfundimin e projektit në shtatë qendrat e patentë-shoferëve. Bëhet fjalë për E-testimin, një projekt ky në fushën e patentë-shoferëve, i cili do të lehtësoj punën në të gjitha njësitë si dhe po ashtu do të shkurtojë kohën e pritjes së menjëhershme për pjesën teorike të provimit për patenë-shofer. Për më shumë, do ti eleminoj gabimet e mundshme teknike në mënyrën se si është praktikuar testi deri më sot. Kjo është një reformë shumë e madhe në njesinë e patentë-shoferëve, ku gjatë muajit Dhjetor, kemi pasur fazën testuese të projektit në të gjitha qendrat regjionale të Kosovës dhe në fillim të muajit Janar, do të fillojmë në shtatë qendrat regjionale që të implementojmë në tërësi projektin e E-testimit. Tani i kemi shtatë qendra regjionale të patentë-shoferëve dhe në të gjitha këto qendra prej datës 5 Janar, të vitit 2022, do të filloj implementimi i këtij projekti.”


Për më shumë, Ministri Durmishi shprehu se për vitin që po vjen, kemi ndarë buxhet për fillimin e një projekti që lidhet me njësinë e patentë-shoferëve për ndërtimin e shtatë qendrave regjionale për patentë-shoferë,

 për shkak se sot operojmë në objektet e stacionëve të autobusëve, e me fillimin e ndërtimit të objekteve të reja, do të sigurohen kushte shumë më të mira për mirëmbajtjen e pajisjeve, dhe po ashtu do të bëjmë zhvillimin e mëtutjeshëm të softuerit, duke kontribuar që të dixhitalizojmë komplet procesin e patentë-shoferëve në të ardhmen.

Foto Galeria

Video Galeria