Bashkëpunimi Rajonal në Transport për Zhvillimin e Zgjatimeve të Rrjetit Kryesor dhe Gjithëpërfshirës TEN-t në Ballkanin Perëndimor

Observatori i Transportit për Evropën Juglindore (SEETO) në bashkëpunim me Ministrinë e Komunikacionit dhe Transportit të Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës, në rolin e mikpritësit, organizojnë Forumin e Parë të SEETO-s për Infrastrukturën e Transportit për Zhvillimin e Zgjatimeve të Rrjetit Kryesor dhe Gjithëpërfshirës TEN-t në Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në  Hotel Bristol, Sarajevë më 22 mars 2016.


Objektivi  dhe qëllimi kryesor i këtij forumi mbështetet mbi konkluzionet e Samiteve të Berlinit dhe Vjenës, si dhe detyrimeve të ndërmarra nga zyrtarët pjesëmarrës nga rajoni i SEETO-s në përmbushjen e objektivave rajonale, kombëtare dhe evropiane. 


Forumi i Infrastrukturës së Transportit do të mundësojë një bashkëpunim më të ngushtë teknik ndërmjet partnerëve të BP6 drejt Samitit të Parisit dhe do të ofrojë një mundësi tjetër për të ndërmarrë hapa të mëtejshme drejt shkëmbimit të informacioneve si dhe një mjet për të vijuar më tej me zbatimin e projekteve në infrastrukturë, si dhe masave të buta. Forumi i SEETO-s do të plotësojë akoma më shumë punën e kryer nga bashkëpunimi në SEETO drejt përmbushjes së axhendës së konektivitetit të Ballkanit Perëndimor.


Forumi do të mbledhë përfaqësues nga autoritete të ndryshme të transportit në rajonin e SEETO-s, vende anëtare të BE-së, Komisionin Evropian si dhe Institucionet Financiare Ndërkombëtare. Fjalimet mirëseardhëse dhe hyrëse do të mbahen nga z. Dejan Lasica – Drejtor i Përgjithshëm i SEETO, Znj. Claire Bodonyi – Ambasadore e Francës në Bosnjë dhe Hercegovinë, z. Sasha Delipagiç, Zëvendësministër i Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Z. Lars-Gunnar Wigemark – Delegacioni i BE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë.


Pas fjalimeve mirëseardhëse/hyrëse, sesioni i parë i forumit do të fokusohet në Planifikimin dhe Zhvillimin e Rrjetit Kryesor dhe Gjithëpërfshirës për të përmirësuar lëvizjen dhe konektivitetin në Ballkanin Perëndimor, ndërsa sesioni i dytë do të fokusohet në përmirësimin e klimës së nevojshme për investime në Projekte Infrastrukturore në Transport. Për më tej, pas sesioneve të para do të vijohet me prezantime nga ekspertë rajonal dhe evropian që do t’i ndajnë eksperiencat e tyre lidhur me optimizimin e shfyrtëzimit të infrastrukturës duke prekur tema si sistemet inteligjente të transportit, rrugët me pagesë dhe mirëmbajtja hekurudhore. Për ta përmbyllur, pjesëmarrët rajonal në SEETO do të prezantojnë përvojat e tyre dhe sfidat e hasura gjatë zbatimit të projekteve të transportit në rajon.


Më shumë detaje mbi forumin, materialet dhe konkluzionet mund të përfitohen në faqen e internetit të SEETO-s:  http://www.seetoint.org/news/ 

Foto Galeria

Video Galeria