Bashkëpunim ekonomik në mes të Kosovës dhe vendeve frankofone
Prishtinë, 9 mars 2017
Sot, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharkuzhvilloi një takim me ambasadorin francez në Kosovë, Didier Chabert, të cilin enjoftoi për të arriturat e MI-së gjatë vitit 2016 dhe prioritetet për këtë vit.
Në këtë takim u bisedua edhe për zgjerimin emarrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe vendeve frankofone, si dhe lidhurme ngritjen e grupit të bizneseve frankofone në Prishtinë, e inicuar ngaambasadori francez dhe ai zviceran, së bashku me kreun e misionit belg dhepërfaqësuesin e Luxemburgut në Kosovë, në dobi të intensifikimit të tregtisëdhe partneritetit në mes të Kosovës dhe këtyre vendeve, për promovimin eprojekteve investuese të kompanive kosovare në vendet frankofone dheanasjelltas.
Po ashtu, ministri Zharku prezantoi projektete shumta, të cilat do të realizohen këtë vit, me theks të posaçëm me BERZH dheBIE, duke treguar se do të vazhdohet të investohet më tej në përmirësimin einfrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në vend.
Ambasadori francez shprehu përkrahjen e tijdhe të vendit të tij për Kosovën dhe inkurajoi ministrin Zharku që të vazhdohetme investime në dobi të realizimit të projekteve të rëndësishme, që do tëkontribonin në zhvillimin ekonomik të vendit.