Banorët e fshatrave që lidhin brezin tonë kufitar me atë të Republikës së Shqipërisë, Kërstec-Pakishtë-Zapod, nga sot me infrastrukturë të re rrugore
Ishin te lidhur me rruge me shume gropa qe u shkaktonte veshtiresi te medha per qarkullim. Tani lidhjen e kane me te forte sepse do te jene me shpejt prane njeri-tjetrit. Banoret e fshatrave qe lidhin brezin tone kufitar me ate te Republikes se Shqiperise, Kerstec-Pakishte-Zapod, nga tash e tutje do ta kene me te lehte qarkullimin me infrastrukturen e re rrugore te cilen e peruruam sot.
Perurimi i rruges Kerstec-Pakishte-Zapod, me gjatesi 6.3 kilometra dhe investim prej 2.6 milione euro, na percolli me pritje te ngrohte dhe me kenge dhe valle. Si per te na treguar mikpritjen e bujshme shqiptare dhe sesa e rendesishme eshte kjo rruge per ta, na bene pjese te festes e gezimit te tyre edhe mua, ministrin Liburn Aliu, zevendesministrin Hysen Durmishi, Ambasadorin e Republikes se Shqiperise ne Republiken e Kosoves, Petrit Malaj, ambasadorin tone ne Shqiperi, Skender Durmishi, Kryetarin e Bashkise se Kukesit, Albert Bislim Halilaj, deputetin e Kuvendit te Shqiperise, njeheresh ish-kryeministri i Shqiperi, Pandeli Majko, dhe ish-ambasadorin, Qemal Minxhozi.
Kjo rruge eshte njera nga tre rruget pjese e protokollit te nenshkruar ndermjet Republikes se Kosoves dhe Republikes se Shqiperise ne shtator te vitit 2023. Ajo lidh fshatrat Pakishte dhe Zapod te Shqiperise me Republiken e Kosoves, perkatesisht komunen e Dragashit. Dy rruget tjera jane Rruga Blinishte - Dobrune, qe tashme eshte ndertuar, dhe rruga Gorozhup - Pogaj qe eshte ne ndertim e siper.