ASHNA dhe BULATSA nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi

Prishtinë, 12 maj 2017


Sot, ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku priti në takim përfaqësuesit e autoritetit të shërbimeve të trafikut ajror bullgar (BULATSA). Në këtë takim ishin të pranishëm drejtori gjeneral i BULATSA, Georgi Peev, zv. drejtori i operimeve, Ivan Diaksov, drejtori i programeve, projekteve dhe strategjisë evropiane, Veselin Stoyanov dhe drejtori financiar, Vitan Todorov.  

 

Gjatë ditës së sotme është nënshkruar Memorandumi për themelimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit strategjik në mes të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) dhe Autoritetit të Shërbimeve të Trafikut Ajror Bullgar (BULATSA), i cili u nënshkrua nga drejtori i ASHNA-së, Bahri Nuredini dhe drejtori gjenerat i BULATSA-s, Georgi Peev, me të cilin synohet të thellohet bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e navigimit ajror.

 

Foto Galeria

Video Galeria