Asfaltohet rruga Deçan - Kufiri me Malin e Zi

 Prishtinë, 11 qershor 2019

 

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, mori pjesë në fillimin e asfaltimit të segmentit të parë të rrugës rajonale R108, Deçan - Kufiri me Malin e Zi.

 

Me këtë rast, Lekaj theksoi rëndësinë e infrastrukturës rrugore për zhvillimin e turizmit dhe blegtorisë në bjeshkët e Decanit.

 

Kreu i Infrastrukturës dhe Trasportit, bëri të ditur që shumë shpejt, pritet të përfundojnë procedurat tenderuese edhe për fillimin e punimeve në 13 kilometrat e mbetura, deri në kufirin me Malin e Zi.

 

 Segmenti i parë rrugës rajonale R108 me gjatësi mbi 14.5 kilometra ka vlerë investive mbi 4 milonë e 190 mijë euro. Asfaltimi i saj do të përfundojë brenda kësaj jave.

 

Fillimin e asfaltimit e ndoqën nga afër edhe deputetë të zonës,  kryetari i Decanit, Bashkim Ramosaj,ai i Pejës, Gazmend Muhaxheri, Junikut, Agron Kuçi e Rahovecit, Smajl Latifaj.

 

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, e falënderoi ministrin Lekaj për të gjitha investimet infrastrukturore në këtë komunë.

Foto Galeria

Video Galeria