Apel i ministrit Lekaj për diasporën tonë
Prishtinë, 23 dhjetor 2018
Ministri i Infrastrukturës, i është drejtuar me një apel diasporës tonë, duke u kërkuar atyre kujdes në komunikacion.
Në vijim ua japim të plotë apelin e ministrit Lekaj:
\"Thirrje për kujdes gjatë levizjes në komunikacion!
Bashkëqytetarë që jetoni e veproni në diasporë. Kosova, e veçanërisht familjet e juaja janë në pritje dhe të gëzuar që ju i vizitoni për festat e fundvitit.
Rrugët në Kosovë, shumë nga ato janë të ndërtuara, të sinjalizuara dhe të kalueshme. Mirëpo prapë kjo nuk nënkupton që duhet të rrezikoni veten dhe të tjerët në komunikacion, duke vozitur shpejtë, sidomos tani kur jemi në stinën e ftohtë të dimrit, sepse shpejtësia dhe mospërshtatja me kushtet në rrugë po dalin të jenë faktorët kryesorë të aksidentëve, disa nga të cilat edhe me fatalitet, siç ndodhi edhe në aksidentin e fundit, ku humbi jetën një qytetarë, duke e lënë familjen në pikëllim të përjetshëm.
Ne si Ministri, do të vazhdojmë që të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë, që të kemi rrugë të ndërtuara, të sinjalizuara dhe të mirëmbajtura mirë.
Duke ju thënë, ejani në vendëlindje, të gëzohemi bashkë, në të njejtën kohë ju bëjmë apel që të respektoni rregullat e komunikacionit sepse familja ju pret!\", thuhet në apelin e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.