ANP “Adem Jashari” arrin numrin prej dy milionë pasagjerësh

Prishtinë, 3 nëntor 2018


Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në përzgjedhjen e pasagjerit të 2 miliontë nga aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.


Duke i uruar krerët e ANP “Adem Jashari” dhe pasagjerët, ministri Lekaj tha se ky aeroport tashmë ka dëshmuar cilësi dhe siguri në udhëtime, ndërsa performanca do të ngritët edhe shumë me zgjerimin e pistës së saj, në të cilën po punohet aktualisht.


Lekaj po ashtu tha se Ministria e Infrastrukturës por edhe Qeveria e Kosovës do të jenë përkrahës të fuqishëm të ANP-së. Bashkë me stafin e aeroportit, ministri Lekaj, udhëtarit të dy miliontë i dorëzuan një dhuratë simbolike në shënim të këtij momenti simbolik për ANP “Adem Jashari”. 

Foto Galeria

Video Galeria