Abrashi takoi përgjegjësen e Agjencionit Francez për Zhvillim, diskutuan për projekte infrastrukturore
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur në takim përgjegjësen e Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD) për Kosovë dhe Shqipëri znj. Mata e cila ishte e shoqëruar nga z. Francoies, zv/shef i misionit dhe znj. Maronnier, atashe bashkëpunimi nga Ambasada Franceze në Kosovë.
Në këtë takim Abrashi njoftoi mysafirët për projektet infrastrukturore të cilat planifikohet të implementohen në të ardhmen me qëllim të lidhjes së linjave rrugore dhe hekurudhore të Kosovës me rrjetet evropiane përmes korridorit 10 dhe 7, si dhe projekte të tjera të mëdha që planifikohet të investohet në të ardhmen. Gjithashtu u diskutua mundësia e bashkëpunimit me AFZH-në në përkrahjen e ndonjërit nga këto projekte.
Mata njoftoi për fushën e veprimit të AFZH-së, për projektet të cilat janë duke i implementuar në Shqipëri si dhe shprehu dëshirën dhe gatishmërinë që të bashkëpunojë me MI në përkrahjen e projekteve të cilat bien në fushëveprimin e AFZH-së.
Ishte konkluzion i përbashkët që në të ardhmen të vazhdojë bashkëpunimi në identifikimin e projekteve që mund të implementohen në bashkëpunim në mes të MI dhe AFZH-së.