694,000 Euro investim për rrugën Gorancë - Krivenik,Faza II

 Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar sot për zotimin e mjeteve për projektin “Ndërtimi i rrugës Gorancë – Krivenik, Faza II”, në Komunën e Hanit të Elezit.


Ky projekt përfshin ndërtimin e 2.5 kilometrave rrugë, me vlerë totale prej 694,000 euro dhe financohet plotësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. Për vitin aktual janë ndarë 215,238 euro për realizimin e punimeve.


Në këtë komunë, Ministria ka mbështetur edhe Fazën I të projektit Gorancë – Krivenik, në gjatësi prej 1.8 kilometrash, me investim prej 400,000 euro.


Me këto investime po përmirësojmë infrastrukturën rrugore dhe po krijojmë kushte më të mira për qarkullim, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët e Hanit të Elezit.


Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për investime infrastrukturore në çdo cep të vendit.

Foto Galeria

Video Galeria