Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku së bashku me kryetarin e komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa vizituan projektin ne rrugën Brahim Ademi&Driton Islami
Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku së bashku me kryetarin e komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa vizituan se bashku projektin ne rrugën Brahim Ademi&Driton Islami ne Komunen e Ferizajt
Ne po punojmë edhe në shumë projekte të tjera që besojmë se do të jenë në buxhetin e vitit të ardhshëm për komunën e Ferizajt. Premtimet të cilat i kemi dhënë në fillim të vitit së bashku me kryetarin do të bëhen realitet në vitin e ardhshëm, sepse kemi edhe shumë projekte që do të jenë në funksion të qytetit të Ferizajt dhe qytetarëve në përgjithësi. Kryetari ka kërkuar 20 milion, dhe besoj se do të realizohet edhe pse jemi ne fazën e përfundimit të projekt buxhetit të vitit të ardhshëm dhe do ti marrim parasysh të gjitha adresimet që ka bërë komuna e Ferizajt, ka thënë ministri Zharku.
Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, projektin e rrugës Driton Islami e ka konsideruar si të një rëndësie shumë të madhe. Ndërkaq ka bërë të ditur Ferizaj për vitin e ardhshëm ka konkuruar me 30 projekte në këtë Ministri që kapin shifrën rreth 20 milionë euro.
Është një nyje jashtëzakonisht e mirë e komunikacionit, si unazë e brendshme e qytetit. Mendojë se është vetëm fillimi i punimeve për të cilat kemi bisedu me shumë seriozitet së bashku me ministrin Zharku. Ne në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm ne kemi konkurruar me 30 projekte që nënkuptojnë tërë infrastrukturën rrugore të brendshme dhe të jashtme të qytetit, ku ne shpresojmë se do të jemi edhe fitues të këtyre projekteve, ka thënë kryetari Svarqa.
Gjatë vizitës në Ferizaj Ministri Zharku po ashtu kumtoi lajmin e mirë se tashmë është fituar një donacion nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH, për rregullimin e hekurudhave në Kosovë, ku do të bëjë pjesë edhe hekurudha që kalon nëpër Ferizaj.
Ai së bashku me kryetarin e komunës thanë se kanë dhënë si propozim që kjo hekurudhë të futet në tokë por ende nuk kanë marrë detajet finale të zhvillim të projektit.
Rruga Driton Islami është e gjatë mbi 2 kilometra ndërsa është një vazhdimësi e rregullimit të rrugës Brahim Ademi. Rregullimi saj do të kushtojë mbi 1 milionë e 300 mijë euro të cilat u tha se janë dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe një pjesë prej 400 mijë eurosh nga buxheti i komunës së Ferizajt. Vlera totale e projektit të rrugës Brahim Ademi dhe asaj Driton Islami kap shumën mbi 4 milion 670 mijë euro.