Rruga Besi – Podujevë, me dinamikë të përshpejtuar të punimeve

Prishtinë, 13 shkurt 2020


Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, të enjten (13.02.2020), vizitoi pikat në të cilat kanë ngecur punimet në zgjerimin e rrugës nacionale N25, Besi – Podujevë.


Nga këtu, ministri Abdixhiku tregoi se është bërë planifikim i ri financiar duke u ndarë mjete shtesë dedikuar këtij projekti në buxhetin e vitit 2020, me qëllim të zhvillimit të dinamikës së re të punimeve, që do të përshpejtojnë përfundimin e tyre.


Ai theksoi se njëjtë do të veprohet me të gjitha projektet madhore që janë në process në mbarë Kosovën, ndërsa të rejat do të fillojnë vetëm kur të përfundojnë projektet e vjetra. 

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO