Njoftim për mbylljen e rrugës Prishtinë - Gjilan, segmenti nga Albi Mall deri tek udhëkryqi për Pallatin e Drejtësisë

Prishtinë,

21 maj 2020

 

 

Njoftojmë se nesër me datë 22.05.2020 (e premte), prej orës 8:00 deri në ora 13:00, për shkak të zhvillimit të punimeve (vendosjen e portalit), përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve në trafikun rrugor, në rrugën nacionale N25.2 Prishtinë - Gjilan, segmenti nga \"Albi Mall\" deri tek udhëkryqi për \"Pallatin e Drejtësisë\".

 

Gjatë kësaj periudhe kohore 5 pesë orëshe, qarkullimi I automjeteve do të jetë I mundur nëpër rrugën e vjetër për Gjilan dhe anasjelltas. Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment, që të respektojnë këtë.

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, kërkon mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment rrugor.  

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO