Njoftim me rëndësi


Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë mbetur jashta kufinjëve shtetëror të Republikës, dhe që për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të qëndrojnë tutje jashtë, duhet të kontaktojnë ambasadat tona përgjatë 48 orëve të ardhshme.


Në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit do të lejojë - në mundësitë që ekzistojnë - kthimin e organizuar për rastet e evidentuara nga ambasadat tona. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, secili i kthyer do të qendrojë i mbyllur në karantinë për një kohë të dhënë.


Kujdesi për qytetarët tanë të ngujuar jashtë - në mënyrë të përgjegjshme, të organizuar dhe pa rrezikuar shëndetin publik në Kosovë - është obligim i institucioneve tona. Secili shtetas i yni ndërsa, që nuk ka urgjencë, mund të zgjasë afatin e qëndrimit jashtë. Sërish, për këtë luten t’i drejtohen ambasadave tona jashtë.


Lumir Abdixhiku, MIA

Glauk Konjufca, MPJD

Arben Vitia, MSH 

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO