Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, shënohet 25 nëntori, Dita Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas

Prishtinë

25 nëntor 2019


Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, me një aktivitet simbolik u shënua 25 nëntori –Dita Ndërkombëtare për eleminimin  e dhunës ndaj gruas. Kjo fushatë, u organizua me qëllim të sensibilizimit për eliminimin e dhunës ndaj gruas, i cili aktivitetet organizohet  në mbarë botën, i jep asaj karakter mbarënjerëzor.



Dhuna ndaj gruas është një problem i përmasave të mëdha, andaj shënimi i kësaj dite ka për qëllim që dhuna ndaj gruas duhet që të eleminohet, dhe për këtë duhet të angazhohen të gjithë - femra e meshkuj në mbarë botën. Eleminimi i dhunës ndaj gruas duhet që të mos trajtohet vetëm si problem i grave, sepse çdokush mund të jetë objekt i dhunës - gratë, nënat, motrat dhe bijat tona. 



Në sesionin e 54-të  të Asamblesë së Përgjithshme të  Kombeve të Bashkuara, të mbajtur në dhjetor të vitit 1999, është miratuar Rezoluta 54/134, me të cilën 25 nëntori është shpallur ditë ndërkombëtare për eliminimin e dhunës  ndaj gruas, që simbolizohet me “Kordelen e bardhë”.


Andaj edhe këtë vit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit  është përgatitur mesazhi sensibilizues për Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas, që do t’iu dërgohet nëpërmjet postës elektronike, si dhe shpërndarja e “Kordelës së bardhë” .


Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit edhe në periudhën vijuese, në rrafshin e zbatimit të obligimeve ligjore dhe me qëllim të arritjes së standarteve më të larta shoqërore, do të vijoj me zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore, përfshirë këtu edhe masat afirmative për barazi gjinore. 

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO