U përurua ura e fshatit Topanicë

Prishtinë, 21 maj 2019


Të martën, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, mori pjesë në përurimin e urës së fshatit Topanicë në komunën e Kamenicës.


Lekaj theksoi se përfundimi dhe hapja e kësaj ure është kryer falë angazhimit të MIT-së dhe bashkëpunimit me komunën e Kamenicës, dhe se në këtë mënyrë janë plotësuar nevojat të cilat e bëjnë këtë vend dinjitoz.


Kjo urë me kosto prej 210 mijë eurosh, është përfunduar në kuadër të projekteve të nivelit qendror dhe si e tillë, luan një rol tejet të rëndësishëm për banorët e këtij fshati, ngase ndërtimi i kësaj ure ka qenë kërkesë e kahmotshme e tyre.


MIT mbetet e angazhuar edhe më tutje që, përvec projekteve qendrore, të ndihmojë edhe në realizimin e projekteve lokale, aty ku me të vërtetë është e nevojshme për qytetarët.

Foto Galeria

Video Galeria