U nënshkrua Protokolli Teknik i Bashkëpunimit në Fushën e Transportit me Britaninë e Madhe

Prishtinë, 7 maj 2019

 

Të martën në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, u nënshkrua Protokolli Teknik i Bashkëpunimit në Fushën e Transportit me Britaninë e Madhe.

 

Ky protokoll u nënshkrua pas negociatave bilaterale mes dy delegacioneve në nivel ekspertësh, në fushën e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave.

 

Nënshkrimi i këtij protokolli ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe krijon mundësinë e qasjes së operatorëve kosovar rezident në tregun ndërkombëtar të  udhëtareve dhe mallrave, duke eliminuar barrierat administrative dhe teknike. 

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO